sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Rakitiç do të jetë largimi i radhës nga Barcelona, kroati zgjedh rehatinë e familjes

Barcelona e vitit të ardhshëm pritet të jetë mjaft e ndryshme nga kjo e këtij aktual. Largimi i parë është Artur, ndërkohë që brazilianin mësohet se do e pasojë ikja e Ivan Rakitiç. Kroati nuk është më i dikurshmi dhe Barça dëshiron ta shesë për të fituar sadopak dhe mbledhur fonde për të sjëllë në “Camp Nou” të tjerë yje.

Rakitiç e di mirë se nuk ka vend në formacion, që pritet t’i besohet De Jong, Puxh, Buskets e Pjaniç dhe largimi shihet si zgjedhja më e mirë për të dy palët. Për nënkampionin e Botës ka interes nga Interi e një sërë klubesh angleze, por ai ka vendosur të shohë komoditetin e familjes së tij.

Bashkëshortja e 32-vjeçarit është nga Sevija dhe ai pritet të rikthehet në qytetin, ku luajti për tre sezone (2011-2014). Andaluzët e kanë dëshirë primare dhe kanë shprehur menjëherë gatishmërinë për ta sjellë në “Ramon Sanchez Pijuan”. Operacioni i transferimit të Rakitiç do të kushtojë rreth 10 milionë euro, me lojtarin, që pritet të hetë dorë nga paga e lartë që merr te Barça. /vipsport.al/