sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Problemet personale i heqin mundësinë e Champions, sulmuesi i Atalantës kthehet në vendlindje

Atalantë është duke bërë një sezon fantastik teksa pas ndeshjes së fundit të kampionatit, do të mendojë për Ligën e Kampionëve. Mirëpo, këtë duhet ta bëjë një element shumë të rëndësishëm si Josip Iliçiç. Slloveni prej momentit kur skuadra u rikthye nga ndërprerja e koronavirusit, ishte jashtë formë dhe ishte shfaqur me 4-5 kilogram më tepër.

Prezenca e tij e fundit me bergamaskët ishte më datë 14 korrik, ku u zëvendësua vetëm pas gjysmë ore. Por, problemet e sulmuesit duket se nuk janë vetëm fizike, por edhe personale. Kjo pasi klubi i ka dhënë leje të rikthehet në vendlindjen e tij, Slloveni.

Kështu, sezoni i Iliçiç ka marrë fund dhe është vërtetë për të ardhur keq pasi në Ligën e Kampionëve kishte shënuar pesë gola në shtatë ndeshje dhe ishte udhëheqësi i zikaltërve nga Bergamo. /VipSport.al/