sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Pritet zyrtarizimi, dalin detajet e kalimit të Elezit te Boavista, lëvizje super e Skënderbeut

Skënderbeu prej vitesh njihet si një nga klubet më të zgjuar në merkaton e vendit tonë dhe këtë vazhdon ta konfirmojë ende, edhe pas asaj “shuplake” të rëndë të marrë nga UEFA me dënimin prej dhjetë kualifikimesh përjashtim nga kompeticionet europiane.

Shitja e radhës në kampin korçar do të jetë ajo e 19-vjeçarit Agon Elezi. Talenti do të transferohet në elitën e futbollit portugez, ku do të aktivizohet me ekipin e Boavistës. Ai do të firmosë kontratë për tre vite. Sipas gazetës “Record” klubi luzitan ka gjetur akordin me Skënderbeun për shifrën e 400 mijë eurove, ku korçarët do të mbajnë 10% të kartonit të talentit shqiptar nga Shkupi.

Elezi largohet nga Skënderbeu pas vetëm një sezoni, ku arriti të aktivizohet në 22 ndeshje dhe të jetë një pikë kyçe në formacionin e Ilir Dajës në pjesën e dytë të sezonit. Mesfushori erdhi si lojtar i lirë te bardhekuqtë nga maqedonasit e Vllazrimit. Duhet të themi se Elezi është produkt i akademisë së Kae në Francë, ku ka luajtur ekipin U19 të këtij klubi. /vipsport.al/