sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Prishtina e nis me telashe stërvitjen për Europën, 7 të infektuar me koronavirus: E prisnim!

Skuadra e Prishtinës nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme përgatitjen për pjesëmarrjen në Ligën e Europës, pasi skuadra e drejtuar nga Armend Dallku është goditur rëndë nga COVID-19. Klubi konfirmoi se mes lojtarëve dhe stafit kishin rezultuar 7 persona të infektuar.

“FC Prishtina mbrëmë ka pranuar rezultatin e testeve nga IKSHPK dhe nga 34 të testuar, pozitiv kanë dalë shtatë sosh, tre futbollistë, njëri prej tyre 17 vjeç dhe katër anëtarë të stafit të ekipit. FC Prishtina e priste një rezultat të tillë dhe ky testim i duhej që skuadra të ishte sa më e sigurt para ndeshjeve të Evropës. Të gjithë të infektuarit nuk kanë simptoma të theksuara dhe nuk kanë udhëtuar me skuadrën në Istog ku sot në mëngjes mbajti seancën e parë stërvitore.

Të infektuarit pritet të ritestohen sërish pas pak ditësh, sepse konsiderohet që të gjithë janë në fund të procesit të infektimit dhe afër shërimit të plotë.

Skuadra do t’i vazhdojë përgatitjet në fushën e Istogut deri më 17-18 gusht, deri sa kundërshtarin në ndeshjen paraeliminatore e mëson më 9 gusht, kurse ndeshjen e zhvillon me 20 gusht, vendas apo mysafir, varësisht shortit”, shkruhej në njoftimin e klubit.

Prishtina ishte skuadra e fundit që zbriti në fushën e lojës në Kosovë, duke zhvilluar e fituar finalen e Kupës ndaj Ballkanit vetëm një javë më parë. /vipsport.al/