sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Prezantohet Ilir Daja: Vij me projekt afatgjatë, kemi plan “B” nëse nuk na hapet merkatoja

Ilir Daja është trajneri i ri i Partizanit. Epoka e italianëve te të kuqtë përfundoi me ikjen e Sormanit dhe tani është radha, që një nga trajnerët më të mirë të tregut tonë të provojë të bëjë mirë te Partizani, që këtë sezon nuk mundi të arrijë as një vend në Europë. Strategjia është krejt tjetër dhë përqendrimi do të jetë te produkti vendas.

Ish-tekniku i Skënderbeut është prezantuar ditën e sotmë në zyrat e Partizanit, ku ka thënë edhe fjalët e tij të para si trajneri i Partizanit. Daja u shpreh se ka ardhur për një projekt afatagjatë dhe objektivi titull nuk do të parësor për qëndrimin e tij te Partizani.

TRAJNERI I PARTIZANIT- “Pavarësisht se kam 25 vjet karrierë sërish kam emocione dhe këtë e shoh që nga mediet e eshumta të pranishme në këtë sallë. Të jesh te Partizani është privilegj sepse është klubi me më shumë trofe në Shqipëri si nga kampioneteg apo Kupat. Presioni ëstë i madh sepse edhe objektivat janë të mëdha. Të fillojmë menjëherë punën për të arritur objektivat. Jam i kënaqur që mu besua mua ky projekt. Po të shihni investimin te kompleksi kuptojmë se projekti nuk është i shkrutër, por afatgjatë për ta mbajtur Partizanin në krye të futbollit shqiptar”.

REKORDI– “Vij nga Skënderbeu, një klub i madh sidomos në dekadën e fundit. Ashtu siç kam bërë te klubet e mëparshme do të bëj edhe te Partizani dhe do të fitoj respektin e tifozëve dhe të drejtuesve. Numrin tre e kam rekord personal sepse jam i vetmi që kam fituar titullin me tre skuadra të ndryshme. Sot jam i vetmi që kam marrë drejtimin e tre ekipeve të kryeqytetit”.

OBJEKTIVAT– “Trajneri është tifoz me skuadrën që drejton. Investohet aty dhe punon për të marrë trofe të tjera. Secili klub ka pjesën e vet individuale, ka karakteristikat e veta. E dua Partizanin si ekipi që ka fituar 16 herë titullin. Kur fola për pritshmëritë, sigurisht që Partizani i ka maksimale. Ne do dalim me objektiv më konkret të fillim të kampionatit. Duhet të shlyejmë sa më shpejt këtë vit të paparishikueshëm për shkak të pandemisë. Ajo që pret tifozeria e Partizanit është të shprehemi në maksimum në lojë, sepse pastaj ka garanci edhe rezultatin. Të plotësojmë këto objektiva fillimisht dhe pastaj vjen gjithçka gradualisht”.

MERKATO– “Nuk jam trajner i tipit trajner-menaxher si në Angli. Çelësi i suksesit është bashkëpunimi. Prezent do të jetë edhe vota ime dhe e kemi diskutuar se do të ketë peshë kryesore. Do të punojmë të sjellim lojtarë që bëjnë diferencën dhe jo për të mbushur grupin. Duke parë disa largime që janë bërë, besoj se në çdo repart ka nevojë për përmirësim sepse pritshmëritë do të jenë maskimale, pasi nëse je te Partizani objektivin titull duket ta kesh”.

MERKATO E BLLOKUAR– “Problemi kryesor është të mbushim rolet si largimi i Trashit, por na duhet lojtarë që e përfaqësojnë denjësisht këtë fanellë. Merkatoja është e bllokuar, por me bisedat e bëra me drejtuesit shpresojmë në një përgjigje pozitive. Në rast se përgjigja vjen vonë ne do mundohemi të mbledhim forcat dhe të bëjmë një paraqitje sa më dinjitoze. Duhet të kemi mbështetjen e tifozerisë në këtë rast”.

QËNDRIMI– “Në përgjithësi më janë ofruar kontrata njëvjecare, por këtu është ndryshe. Te Partizani projektet nuk janë pragmatiste. Duke njohur tipin tim, qëndrimi këtu do të jetë në varësi të rezultateve. Dua të ndërtojmë një punë me afat më të gjatë se ata që kam patur më përpara. Lojtarët dhe stafi di prezantohen në ditët në vazhdim. Në momentin që stafi do jetë i plotësuar në atë moment do e prezantojmë për mediet. Loja e mirë është garanci për rezultatin”, u shpreh trajneri i ri i Partizanit. /vipsport.al/

more recommended stories