sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Presidenti i Tiranës, Halili: Jemi ekipi më i mirë në Shqipëri, duam të arrijmë grupet

Tirana ditën e djeshme zhvilloi testin e parë miqësor pas mbylljes së kampionatit. Bardheblutë nuk kanë arritur të pushojnë shumë këtë muaj për shkak se janë të detyruar të përgatiten për eliminatoret e Champions League, ku do të ndeshen pas pesë ditësh në Gjeorgji (19:00) ndaj vendasve të Dinamo Tbilisi.

Dje bardheblutë luajtën ndaj skuadrës së Pogradecit, ku u aktivizuan disa lojtarë të ardhur ditët e fundit në skuadër. Kampionët fituan me shifrat 0-3, ku Muçi tundi dy herë rrjetën dhe afrimi i ri, Albion Avdijaj shënoi të tretin. Pas ndeshjes foli edhe presidenti i bardhebluve, Refik Halili. Ai e konsideron ekipin e tij si më të mirin në vend dhe shprehet se do luajnë për të shkuar në grupe.

“Përgatitemi për të shkuar në Kupat e Europës, për të bërë më të mirën. Duam të kualifikohemi dhe do bëjmë më të mirën për skuadrën. Shpresojmë të luftojmë për në fazën e grupeve. Baza kryesore është skuadra, pastaj se kush bën diferencën duhet t’i shikojmë blerjet në fushë. Sipas të dhënave duhet të shohim nëse janë gati për të luajtur. Stafi është gati të përcaktojë këtë gjë. Është skuadra më e mirë sot për sot në Shqipëri”, u shpreh Halili. /vipsport.al/

more recommended stories