sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Po stërvitej për të mbajtur trupin në formë, PSG-së i dëmtohet trajneri

Tomas Tuhel padyshim është një nga trajnerët më elegantë dhe e gjithë kjo formë e ka një punë nga pas. Tekniku i PSG-së vazhdon të stërvitet rregullisht me skuadrën, por edhe veçmas si një pasion, por edhe si një aktivitet që të bën mirë për shëndetin.

Megjithatë, në disa raste stërvitja nuk përfundon pa pasoja. Mediet franceze raportojnë se Tuhel mbrëmjen e djeshme ka pësuar një frakturë në gishtin e vogël të këmbës së majtë gjatë një trajnimi fizik.

PSG do të luajë pas pesë ditësh ndaj Atalantës dhe gjermani pritet të hasë vështirësi në trajnimin e ekipit, por do të jetë i detyruar të sforcohet për të bërë gati skuadrën për këtë ndeshje vendimtarë e më pas për të qenë i pranishëm anës fushës gjatë 90 minutave. /vipsport.al/