sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Plori: Kam bërë maksimumin të jem sërish te Vllaznia, motivim i madh të jem ndihmës i Brdariç

“Te Vllaznia kthehem në çdo pozicion”, u shpreh Elvis Plori disa ditë më parë dhe diçka e paska patur në mendje. Ish-trajneri i Besëlidhjes, me të cilën bëri shumë mirë këtë sezon dhe ishte shumë pranë kthimit në Superiore, ku u mund në Play-Off pikërisht nga Vllaznia, është zyrtarizuar sot si trajneri i dytë i shkodranëve, ku do të jetë krahu i djathtë i kroato-gjermanit.

Gjatë prezantimit të stafit teknik, Plori mbajti fjalën e tij, ku tregoi se nuk e ka aspak bezdi të jetë ndihmës i një trajneri si Brdariç, të cilin e vlerëson shumë për të shkuarën dhe karakterin e tij.

“Normalisht nuk është si prezantimet e tjera, pasi po prezantohem në vendim tim dhe emocionet janë të mëdha. Rikthehem pas 10 vitesh në Shkodër dhe i falënderoj të gjithë, që e pranuan kërkesën e Xhaferit për të më bërë pjesë e Vllaznisë. Pastaj falënderoj Shkodrën që e ka pritur mirë këtë lëvizje dhe më pas edhe këtë staf. Është një risi për Shkodrën ky trajner.

Ka një edukatë sportive shumë të madhe dhe duhet ta mbështesim. Do bëj maksimumin tim që Vllaznia të jetë ku duhet. Është bërë një grup shumë i mirë dhe kam besim se do ecim para. Edhe qyteti i Shkodrës do të na mbështesë, pasi të gjithë këtu kanë një lidhje të fortë me Vllaznisë. Nuk ka ardhur ka kohë një trajner me CV kaq të mirë.

Shkodra pret shumë prej nesh, kemi ndryshim rrënjësor. Vllaznia e di çfarë kërkon qyteti. Me këtë organizim të ri mund t’ia dalim. Jam ndihmësi i trajnerit Brdaric dhe nuk kam për ulje, është një motivim i madh. Kam çfarë marr prej tij.

Ndoshta iu është dukur shaka, por e kam thënë që për Vllazninë kthehem në çdo pozicion. Kam punuar 10 vite dhe tani kthehem. E kam me shumë dëshirë. Nëse deri sot kam dhënë maksimumin tim, e kam bërë pikërisht që të rikthehet të punoj për skuadrën e qytetit tim”, u shpreh ish-trajneri i Besëlidhjes. /vipsport.al/

more recommended stories