sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Play-out Kategoria e Parë, Veleçiku shuan ëndrrën e Maliqit me përmbysje në shtesë

Veleçiku do të vazhdojë të luajë në Kateogorinë e Parë edhe në sezonin e ardhshëm. Klubi verior ka mundur sot në play-out me përmbysje Maliqin, në ndeshjen e cila u luajt në Cërrik.

Veleçiku kishte përfunduar në play-out nga Grupi A i Kategorisë së Parë, i parakaluar nga Dinamo në javët e fundit të sezonit pas një gare të ndezur e cila u ndikua edhe nga përjashtimi i Shkumbinit e Tërbunit. Kurse Maliqi erdhi në ndeshjen play-out si skuadra e vendit të dytë të Grupit B në Kategorinë e Dytë.

Ishte pikërisht Maliqi që kaloi i pari në avantazh me anë të Muçollarit dhe për shumë minuta mbajti gjallë ëndrrën e ngjitjes për herë të pare në Kategorinë e Parë. Por Veleçiku përmbysi gjjthçka në fundin e ndeshjes, pasi koplikasit barazuan në minutën e 89 me Shekajn dhe pastaj gjetën golin e fitores në minutën e 95-të më anë të Zarajt, duke siguruar qëndrimin në Kategorinë e Parë e dënuar Maliqin që të riprovojë ngjitjen në sezonin e ardhshëm. /vipsport.al/