sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Pirlo në stolin e Juventusit, Konte: Më bën të mendoj se po plakem

Emërimi i Andre Pirlos në stolin e Juventusit ka qenë padyshim lajmi më i bujshëm në kampionatet europiane në 24 orët e fundit. Një situatë e cila ka gjetur të gjithë të papërgatitur e sigurisht që ka marrë komente nga më të ndryshmet.

Për këtë temë sot ka folur edhe Antonio Konte, i cili e ka drejtuar Pirlon në vitet e tij te Juventusi, me mesfushorin që u bë protagonist duke ndihmuar bardhezinjtë të ktheheshin te tituilli kampion e të nisnin një cikël fitimtar në Itali.

“Sigurisht jam shumë i lumtur për Andrean, përtej asaj që më ka dhënë në aspektin futbollistik, është një person i jashtëzakonshëm për të cilin kam shumë dashuri. Pastaj kjo gjëja që lojtarët të cilët drejtoja janë bërë tani vetë trajnerë, më bën të mendoj se po plakem”, tha duke qeshur trajneri i Interit. /vipsport.al/