sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Pirlo i prish punë Igli Tares, David Silva nuk përgjigjet më në telefon

Kontratë për tre vite me 4 milionë euro në sezon, avion dhe shofer privat e një shtëpi lukzose pranë qendrës stërvitore të Lacios. Gjithçka po shkonte drejt akordit mes Tares e David Silvës për transferimin e spanjollit në Romë, deri kur në krye të Juventusit u vendos Andrea Pirlo.

Italiani ka ide të tjera për të dërguar Juventusin para dhe njëra prej tyre është marrja e David Silvës. 34-vjeçari do të largohet nga Mançester Siti pas një dekade dhe po negocion për të ndërruar ekip. Pritej vetëm zyrtarizimi te Lacio, por Juventus duket se ka ndërhyrë falë fuqisë së tij financiare dhe gjithçka është “thyer” për Igli Taren.

Mediet italiane raportojnë se babai i Silvës dhe vetë mesfushori nuk i përgjigjen telefonatave të Igli Tares dhe kjo e ka acaruar jo pak vlonjatin. Ndërhyrja e Juventusit flitet të jetë arsyeja e këtij precedenti, teksa mësohet se bardhezinjtë kanë gati një ofertë më të madhe dhe një projekt më ambicioz për David Silvën.

Bardhezinjtë janë gati t’i ofrojnë atij pagë prej 5 milionë eurosh në sezon dhe kontratë trevjeçare. Paratiçi po bën maksimumin dhe duket se do arrijë ta mundë Igli Taren në një sprint final, teksa gjithë garës ish-sulmuesi i kombëtares u duk se do e fitonte. /vipsport.al/