sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Pirlo e nis me largime, një Kampion Bote lë Juven për t’iu bashkuar Bekamit te Interi

Juventusi i ri i Andrea Pirlos e nis me largimin e atyre që nuk do të bëjnë pjesë në idetë e futbollit të teknikut debutues italian. Që sot, nga klubi bardhezi kanë dale sinjalet e larigmit të një mesfushori i cili ka qenë vendimtar për ekipin bardhezi në këto sezone duke e ndihmuar që të fitojë titujt kampion radhazi.

Francezi Bleiz Matuidi, edhe pse ka një vit të mbetur në kontratën e tij me Juventusin, ka vendosur që të largohet nga skuadra italiane për t’iu bashkuar Interit. Jo atij zikaltër të Antonio Kontes, por Inter Majemit që ka krijuar Devid Bekam në SHBA. Sipas mediave italiane, burime në klub kanë pranuar se Juventusi dhe mesfushori francez do të ndajnë rrugët, duke e lënë atë të largohet me parametër zero.

Futbollisti raportohet se ka kryer vizitat mjekësore për klubin e tij të ri dhe tanimë i mbetet vetëm firma në kontratë, pasi të zyrtarizohet fillimisht divorci me Juventusin. Ky është një tjetër largim në mesfushën e bardhezinjve e cila praktikisht po ndryshon plotësisht, pasi përlrah Matuidi janë larguar tashmë edhe Pjaniç e me siguri Khedira. /vipsport.al/