sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Përflitej për një transferim te Tirana apo Partizani, Jashanica shumë pranë rikthimit në Kosovë

Pas shtatë vitesh në Korçë, ku ka mbajtur veshur fanellën e Skënderbeut duket se eksperienca e Bajram Jashanicës me bardhekuqtë i ka ardhur fundi. Mbrojtësi ka arritur majat me korçarët, mirëpo fakti se këta të fundit të paktën për momentin (derisa të zyrtarizohet një vendim nga Gjykata Federale), janë jashtë garave Europiane, kanë bërë që Jashanica të mendojë largimin.

29-vjeçari përflitej për një transferim te një nga skuadrat kryeqytetase si Tirana apo Partizani, mirëpo nga Kosova kanë një tjetër mendim. Kështu, Gazeta Olle bën të ditur se Jashanica është shumë pranë rikthimit në Ipko Superliga pas shtatë viteve ku më parë është aktivizuar me klubin e Hysit.

Këtë herë, Jashanica është pranë akordit me Prishtinën dhe zyrtarizimi sipas Gazetës Olle, do të vijë së shpejti. Kujtojmë se Prishtina do të marrë pjesë në kompeticionet europiane e kështu Jashanica kërkon të bëhet pjesë e projektit. /VipSport.al/