sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Pas kinezëve vijnë arabët! Princi i kurorës hoqi dorë nga Njukasëll për Milanin

Duket se investitorët e huaj janë më të interesuar për Milanin se ata italianë, pasi që me largimin e Berluskonit, janë të shumta ofertat që vijnë gjithnjë nga financues jashtë Italisë për klubin. Pas kinezëve e grupit anglo-amerikan që e kontrollon tani, e kanë radhën arabët.

Tabloidi britanik “The Sun” ka zbuluar se prishja e marrëveshjes për blerjen e Nukasëll nga Public Investment Fund i Arabsië Saudite, që kryesohet nga princi I kurorës, Mohamad Bin Salman, ka si shkak edhe interesimin për të blerë kuqezinjtë. Në fakt, marreveshja në Angli ishte përballur me kritika të shumta si pasojë e çështjes së të drejtave të njeriut si dhe të vrasjes së një gazetari opozitar.

Por duket se kësaj i është shtuar edhe interesi për Milanin, i cili është në shitje nga fondi Elliot, që shpresoon të fitojë nga transferimi i pronësisë së klubit italian. Elliot mori në pronësi Milanin nga kinezët që nuk respektuan afatet e shlyerjes së kredisë që kishin marrë, ndërsa tani, beson se ka dyfishuar vlerën e investuar dhe mund të sigurojë fitime kolosale, sidomos nga sheikët arabë të cilët nuk kanë problem të vënë dorë në portofol. /vipsport.al/