sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Pas Gjonit nga Laçi, tashmë ekipi nga Kosova kërkon edhe ish-mbrojtësin e Bylisit

Superliga e Kosovës është bërë një destinacion mjaft i dëshirueshëm nga lojtarët e Kategorisë Superiore të cilët zgjedhin të vazhdojnë karrierën atje. Pak ditë më parë, klubi i Llapit bëri të ditur nëpërmjet një njoftimi se kishte nënshkruar kontratë me mbrojtësin Eglentin Gjoni, i cili kishte mbyllur bashkëpunimin me ekipin e Laçit.

Por, mesa duket klubi i Llapit nuk do të ndalet me vetëm një mbrojtës në merkato pasi sipas Gazeta Sheshi, ata janë shumë pranë akordit me mbrojtësin anësor Ardit Peposhi.

Ky i fundit ishte pjesë e Bylisit në këtë kampionat të Superiore që përfundoi para pak ditëve, ndërsa ndërsa vendosi më pas së bashku me klubin të ndalnin bashkëpunimin. Kështu, Peposhi është futbollist i lirë dhe një eksperiencë në Kosovë, mund ta tundojë mbrojtësin. /VipSport.al/