sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Pas Gegës, Kukësi nis zyrtarizimiet e afrimeve të merkatos ndërsa pret KAS-in

Klubi i Kukësit ka zyrtarizuar lëvizjen e parë në merkaton e futbollistëve duke afruar në radhët e tij një portier të ri. Verilindorëve pritet ti largohet Ilir Avdyli dhe për këtë arsye, kanë menduar që të përforcojnë alternativat në katërkëndor ku titullar për momentin cilësohet Xhika.

Emri i ri në skuadër është 20-vjeçari Angelo Tafas, i cili ka dalë nga akademitë e futbollit grek, ndërsa ka luajtur edhe me përfaqësueset e moshave të Shqipërisë. Ai ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin verilindor. Sigurisht, para se të regjistrojë futbollistin, klubi pret përgjigjen nga KAS i Lozanës, për çështjen e bllokimit të merkatos si pasojë e mospagesës së detyrimeve ndaj Filip Zderiç.

POSTIMI I KUKËSIT

Angelo Tafas është futbollisti më i ri i Kukësit! Portieri 20-vjeçar ka firmosur sot me skuadrën tonë kontratën dy vjeçare. Portieri i dalë nga akademia e AEK në Greqi, është një forcë më shumë për portën tonë.

Tafas ka zhvilluar vizitat mjekësore dhe më pas ka firmosur kontratën, duke u bërë kështu futbollisti më i ri i skuadrës sonë. Portieri nga Elbasani ka përfaqësuar edhe Shqipërinë U19, ndërkohë që ka pasur mundësinë të jetë i grumbullar edhe nga Kristian Panuçi me ekipin e parë Kombëtar.

Tafas do të bashkohet me ekipin ditën e enjte kur edhe nisin përgatitjet për Kupat e Europës. Prej ditësh, Tafas ka zhvilluar stërvitje individuale me ish-futbollistin tonë, Roland Peqini. Mirësevjen Angelo.