sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Pas ardhjes së Gegës nisin lëvizjet te Kukësi, konfirmohen dy afrime cilësore

Kukësi çdo verë është një nga klubet më aktivë në merkato dhe as këtë herë nuk do ketë ndryshim. Merkato sapo ka nisur dhe për skuadrën verilindore janë lakuar disa emra, duke shkuar edhe deri te Llullaku, i cili për “Vip Sport” konfirmoi edhe bisedimet me nënkampionët. Megjithatë, kuksianët nuk janë të përqëndruar vetëm në lëvizje të tilla, pasi po punohet për të sjellë edhe të rinj të talentuar.

I pari i ishte portieri Angelos Tafa, i cili u zyrtarizua ditën e djeshme dhe firmosi kontratë dyvjeçare. I dyti do të jetë mbrojtësi i Luftëtarit, Redon Dragoshi. 20-vjeçari ishte një nga lojtarët më të spikatur të gjirokastritëve këtë sezon dhe Kukësi i ka besuar, duke i vënë para një kontratë afatgjatë. Dragoshi luajti në në 23 ndeshje me Luftëtarin këtë sezon, ku 21 i nisi si titullar. Ai vjen te Kukësi si lojtar i lirë, pasi kontrata me Luftëtarin përfundoi muajin, që sapo u mbyll. Kujtojmë se Dragoshi është produkt i akademisë së Tiranës.

Një tjetër afrim i Kukësit është edhe Albin Gashi. 23-vjeçari vjen si zëvendësues i Kristal Abazajt, të cilit i përfundoi periudha e huazimit nga Anderleht dhe do largohet drejt një tjetër destinacioni. Duhet të themi se Gashi mund të luajë edhe si mesfushor i avancuar, pas treshes apo dyshes së sulmit. Sezonin e fundit ai luajti në kategorinë e dytë austriake me Floridsdorfer, ku u aktivizua në 23 ndeshje dhe gjeti rrjetën dy herë. /vipsport.al/