sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Partizani i jep lamtumirën “Ushtar” Telushit: Gjithmonë mirënjohës, faleminderit për emocionet

Pak orë pasi Bruno Telushi konfirmoi se nuk do të ishte më pjesë e Partizanit, duke u larguar jo pa polemika nga të kuqtë. Ka qenë vetë klubi kryeqytetas i cili i ka dhënë lamtumirën futbollistit. Me një njoftim në faqen e klubit, Partizani i ka uruar suksese Telushit në karrierën e tij, duke theksuar se do të kujtohej gjithmonë për atë që kishte dhënë në vitin e kthimit të titullit kampion.

“Klubi i futbollit Partizani falënderon publikisht Bruno Telushin për kontributin e dhënë me fanellën e kuqe. Mesfushori 29-vjeçar ishte një prej shtyllave të ekipit dhe protagonist, sidomos përgjatë sezonit 2018-2019 ku edhe me meritë u shpall kampion i Shqipërisë me Partizanin.

Falë kontributit, punës dhe përkushtimit në arritjen e trofuet të kampionit, ai fitoi respektin e stafit, drejtuesve dhe tifozëve të shumtë në mbarë vendin, të cilët do t’i jenë gjithmonë mirënjohës “Ushtar” Telushit.

Partizani, duke falënderuar edhe një herë Bruno Telushin për emocionet dhe performancën që dhuroi,  si pjesë e 16-herë kampionëve të Shqipërisë, i uron njëkohësisht shumë fat në jetë dhe në karrierën e tij sportive”, shkruante klubi i kuq.

Tani pritet vetëm prezantimi i Telushit në radhët e Kukësit, pasi siç raportoi sot VIP Sport, ai ka qenë në zyrat e klubit ku është takuar me drejtuesit dhe ka gjetur akordin për t’iu bashkuar Skënder Gegës te verlilindorët. /vipsport.al/