sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Partizani i Dajës, merkato mbetet “në letër” deri javën e ardhshme

Klubi i Partizanit ka nisur sot punën per sezonin e ri me emërimin e Ilir Dajës në postin e trjnerit të skuadrës kryeqytetase. Një zgjedhje e bërë me qëllimin që të fillohet të ndërtohet një cikël fitues, por që në hapat e parë po ndesh me disa vështirësi.

Shkak bëhet merkato e bllokuar e klubit si pasojë e transferimit të Eraldo Çinarit dy vite më parë. Një çështje që pret zgjidhje nga KAS në Lozanë, ku Partizani e ka ankimuar duke kërkuar që si hap I parë të zhbllokohet merkato derisa të dale vendimi përfundimtar nga arbitrazhi. Në klub kanë vepruar sipas afateve dhe tashmë presin përgjigje nga Lozana.

Departamenti juridik i Partizanit konfirmoi sot se përgjigja pritet rreth datës 16 sipas afateve të procedurës dhe me shumë mundësi do të bëhet zyrtare të hënën e ardhshme. Kështu, puna e Dajës dhe Ramës për Partizanin e ri mbetet në letër për momentin, pasi asnjë prej emrave që të kuqtë kanë kontaktuar në këtë periudhë, nuk ka garancinë se mund të luajë me këtë skuadër, pa u shprehur KAS: Gjithçka do të jetë më e qartë javën e ardhshme, kur të mësohet zyrtarisht se çfarë lojtarësh mund të afrojë klubi kryeqytetas për t’ia vënë në dispozicion Dajës. Por duke parë largimet e fundit, është e qartë se në klub presin një përgjigje pozitive nga Zvicra. /cvipsprt.al/