sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Paratiçi: Zgjodhëm Pirlon sepse është shumë juventin, do të jetë i prerë me ne

Dita e djeshme te Juventus ka qenë mjaft intensive. Fillimisht u zgjuam me lajmin se Sarri do të largohej dhe “Zonja” ishte në bisedime me Poçetinon. Më pas italiani u shkarkua dhe pas disa orësh në stolin e Juventusit u vendos një emër shumë surprizë, Andrea Pirlo.

Ish-mesfushori ishte vetëm disa ditë më parë ishte emëruar si trajner i skuadrës së dytëm por ditën e djeshme ndryshoi gjithçka dhe “Maestro” u kthye në “Mister”. Në lidhje me këto zhvillime ka folur drejtori sportiv i bardhezinjve, Fabio Paratiçi. Ai shprehet se Pirlo ishte zgjedhje natyrale dhe arsyeja pse u zgjodh ai është personaliteti i ish-mesfushorit.

“Vendimi për Pirlon është shumë natyral. Bëhet fjalë për dikë që është shumë juventin. Mendojmë edhe për faktin që mund të jetë i prerë për ne. Ai ishte si futbollist dhe besojmë plotësisht se mund të jetë gjithashtu edhe si trajner”, u shpreh drejtori sportiv i Juventusit. /vipsport.al/