sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Pandemia ndryshon gjithçka, përgatitje “made in Albania” për klubet shqiptare

Klubet shqiptare këtë vit po e kuptojnë më mirë se kurrë se sa e rëndësishme është për ta që përveç një projekti sportive, duhet të mendojnë edhe për infrastrukturën e të kenë nga një qëndër të mirë stërvitore përveç stadiumeve. Pandemia do i detyrojë të qëndrojnë në territorin shqiptar për të vijuar përgatitjet për sezonin e ri dhe të gjitha klubet tashmë po mendojnë si të bëhen gati për sezonin e ri në kushtet që ofron vendi ynë për faza përgatitore.

Pamundësia për të udhëtuar në vendet fqinje si Maqedonia e Veriut apo Mali i Zi për shkak të pandemisë dhe pasiguria në këto momente për të dalë jashtë territorit shqiptar duke menduar një infeksion të mundshëm, ka bërë që klubet të planifikojnë zhvillimin e fazës përgatitore si për pjesëmarrjen në Europë, ashtu edhe për vijimësinë e kampionatit. Ata duhet të sigurojnë kushtet e duhura për një stërvitje të tillë në qendrat e tyre stërvitore, apo edhe në lokalitete ku mund të shmangin të paktën tempraturat e larta të stinës.

Pogradeci dhe Korça pritet të jenë lokalitetet ku do të vendosen disa prej klubeve të Superiores me qytetin buzë liqenit që është zgjedhur fillimsiht nga Tirana si vendin ideal për të përgatitur sfidën e Ligës së Kampioneve. Ndërkohë, ka skuadra si Apolonia, Bylis e Vllaznia, të cilat po mendojnë që të bëjnë fazat përgatitore në fushat stërvitore përkatëse, duke preferuar që të mos largohen nga qytetet e tyre. /vipsport.al/