sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Olsi Rama: Ilir Daja nuk më kërkoi asnjë lojtar, por diçka tjetër. Titullin nuk e ka kusht

Gjatë prezantimit të Ilir Dajës në krye të stolit të Partizanit i pranishëm ishte edhe drejtori i të kuqve, Olsi Rama, i cili tha fjalët e tij në lidhje me vendimin për të vënë në krye të skuadrës ish-trajnerin e Skënderbeut. Rama u shpreh se titulli nuk është objektivi primar për Dajën, por krijimi i një fizionimie loje dhe i bazave për vazhdimësi të suksesshme të klubit.

“Më mjaftoi vetëm një shtrëngim dore për të arritur bashkëpunimin me Dajën. Kemi shumë të përbashkëta dhe aq mjaftoi. Gjëja e parë që më kërkoi ishte, as të marr lojtarë asgjë, por më tha se kërkoj kompleksin, fushën e barit, stërvitjen. Ne do përpiqeni t’i plotësojmë më të mirën atij. Duam që Partizani të behët një ekip me koncept loje dhe nuk i kemi vënë vetes asnjë objektiv në lidhje me kampionatin  apo Kupën.

Duam të vendosim baza të shëndosha për të ndërtuar një të ardhme të sigurt. Nuk luajmë në Europë dhe do kemi mundësi të bëjmë fazë përgatitore cilësore. Objektivi kryesor është loja dhe nuk ka të bëjë me pozicionimin në fund të kampionatit. Kontrata është afatgjatë. E shohim Dajën si personi që do na zgjidhi hallet bashkë me stafin e tij. Kemi patur sukses edhe me ekipin B dhe do të ketë mbështetje serioze dhe do ndihmojë edhe ekipin e parë. Do të investojmë që te të rinjtë.

Do të kemi një filozofi loje që lojtarët e ekipit B do ambientohen shpejt në ekipin e parë. Merkatoja duhet të zhbllokohet sepse ne i plotësojmë kushtet, por nëqoftëse nuk e kemi një përgjigje në kohën e duhur, unë mund t’ju kujtoj atë çka ka bërë Daja me Flamurtarin. Unë do preferoja një vit, ku të vendosen principet bazë dhe të mos fitoja kampionat, se e kundërta. Duam të bindim me lojë. Do investojmë te talentet e rinj dhe të huaj cilësorë, që do luajnë te ekipi i dytë, por vëmendjen do e kenë që një ditë të kontribojnë në ekipin e parë.

Të gjithë ata që do vijnë, nuk do vijnë për të marrë më shumë para se në klubet e tjera. Sigurisht, do të jenë më të kënaqur se kudo në rajon. Ata që duan të shkojnë jashtë klubi do i ndihmojë. Pandemia i ka ngadalësuar ritmet e ndërtimit të stadiumit dhe fushave stërvitore. Them se stërvitjen te kompleksi do e nisim në fundin e muajit shtator. Është një nga kërkesat themelore që më bëri trajneri. Presidenti Demi po e ndjek nga afër punën, por shpresojmë të mbyllet sa më shpejt”, u shpreh drejtori i Partizanit. /vipsport.al/

more recommended stories