sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Objektivi i Juventus është Zaniolo, bardhezinjtë ofrojnë dy futbollistë plus para për talentin

As Milik, Zapata apo ndonjë emër tjetër. Objektivi i vërtetë i Juventus në këtë merkato është Nikolo Zaniolo. Talenti i Romës dhe Italisë është një nga lojtarët më të vlerësuar të brezit të tij, dhe në këtë formë bardhezinjtë kërkojnë me patjetër ta bëjnë pjesë të organikës së tyre. Megjithatë, nuk do të jetë e lehtë duke qenë se Roma e di mirë se çfarë talenti posedon, ndërkohë që ka luksin e zgjedhjes duke qenë se ofertat për sulmuesin anësor nuk mungojnë as nga jashtë Serisë A.

Mirëpo, Juventusi këmbëngul shumë për Zaniolon dhe së fundmi mediat bëjnë të ditur se janë të gatshëm të ofrojnë Federiko Bernadeskin dhe kartonin e mbrojtësit Romero. I pari nuk ka zhvilluar një sezon të mirë dhe ka zhgënjyer pritshmëritë, ndërsa Romero është i Juventus, por luan me Xhenoan dhe torinezët mendojnë ta dërgojnë direkt në Romë.

Sakaq, e sigurt është se vetëm këta dy futbollistë nuk do të mjaftojnë për të bindur verdhekuqtë të cilët e vlerësojnë Zaniolon 60 milionë euro dhe do të kërkojnë edhe para përveç kartonit të dy futbollistëve. Ndaj, mbetet për t’u parë nëse klubet do ia dalin të gjejnë gjuhën e përbashkët. /vipsport.al/