sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Nuk ka pushime, Apolonia është e para nga skuadrat e Superiores që kthehet në stërvitje

Apolonia ka fituar vetëm pak ditë më parë biletën për të luajtur në Kategorinë Superiore dhe duket se synon që të lërë shenjë në këtë seozn rikthimi në elitën e futbollit shqiptar e të mos jetë kalimtare. Kjo është arsyeja pse nën drejtimin e trajnerit Artan Mërgjyshi, klubi fierak është kthyer që sot në stërvitje, duke pèrgatitur sezonin e ri që parashikohet të fillojë pas një muaji e gjysmë.

Fierakët kanë ruajtur pjesën më të madhe të grupit të lojtarëve nga sezoni që sapo u mbyll, e ndërsa po mendojnë merkaton, po testojnë edhe shumë futbollistë të rinj nga akademia e tyre, të cilët mund t’i bashkohen ekipit të pare. Të gjithë sot kanë qënë nën urdhërat e Mërgjyshit në ambientet stëvitore në klub, për të nisur punën që të përgatitet sa më shpejt një bazë me lojtarë për edicionin e ri.

Në ditët në vijim pritet të fillojnë zyrtarizimet e emrave që do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre me fierakët, apo edhe emra të rinj të cilët do të bëhen pjesë e këtij ekipi për edicionin 2020-2021. /vipsport.al/