sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Nuk ka paqe për Balliun, COVID-19 frenon përsëri ngjitjen e klubit të tij në La Liga

Klubi i Almerias po kalon një situatë shumë të pazakontë këto ditë. Në vend që të ishte duke marrë pjesë në play-off për ngjitjen në La Liga, skuadra në të cilën bën pjesë edhe mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare, Ivan Balliu, e sheh veten në mes të karantinës.

Fakti se një futbollist ka rezulatuar pozitiv ndaj koronavirusit pak ditë më parë, detyroi klubin që sipas rregullores së parashikuar në raste të ndeshjeve të tilla, të futej në karantinë për të evituar përhapjen e virusit. Mendohej se situata kaloi dhe  Almeria u kthye përsëri në stërvitje,

Por sot, klubi bëri të ditur se një tjetër lojtar kishte rezultuar pozitiv në testin e kryer të hënën, edhe pse asimptomatik dhe pa asnjë pasojë për shëndetin e tij. Kësisoj, ekipi duhej të qëndronte përsëri pa u grumbulluar dhe t’i nënshtrohej një sërë testesh, duke shtyrë përsëri kthimin normalisht në stërvitje e për rrjedhojë edhe ndeshjen e play-off për të qenë pjesë e elitës së futbollit spanjoll. /vipsport.al/