sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Nuk janë thjesht zëra! Takim mes menaxherit dhe PSG për transferimin e Ronaldos

Kristiano Ronaldo po bën gati valixhet që të largohet nga Juventusi. Kjo përflitet prej kohësh nga mediatr italiane, por tashmë duket se po gjenden konfirmime për atë që në fillim u trajtua si një thashethem.

Portugezi është i pakënaqur që me bardhezinjtë as nuk iu afrua trofeut të Ligës së Kampioneve këto dy vite dhe e pa se si humbi edhe mundësinë për të fituar “Topin e Artë”, pasi trofeu i Serisë A nuk mjafton për ta bërë të tijin.

Kështu, prej kohësh flitet për një interesim të ndërsjellë mes tij dhe PSG. Sot, mediat franceze kanë bërë të ditur se Horge Mendes, menaxheri i futbollistit, do të takohet me drejtorin e parisienëve, Leonardo. Ata do të takohen pikërisht në Lisbonë, ku do të zhvillohet Final 8 e Ligës ë Kampioneve e ku Ronaldo do të kishte dashur shumë që të mos mungonte. Mbetet të mësohet se cilat janë kushtet financiare që mund të lejojnë të realizohet ky transferim, duke llogatitur rrogën e Ronaldos, por edhe kartonin e futbollistit, pasi Juventusi me siguri q ënuk do ta lërë të largohet falas meqë ka edhe një vit të mbetur në kontratë. /vipsport.al/