sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Nuk do jetë ndeshja e fundit me Milanin, Ibra dhe klubi pritet të deklarojnë marrëveshjen

Milani mbyll mbrëmjen e sotme kampionatin teksa pret në shtëpi, Kaljarin. Kuqezinjtë, kanë zhvilluar një sezon pozitiv, sidomos pas janarit e më mbrapa. Dhe, jo rastësisht sezoni i Milanit është përmirësuar pas janarit.

Ky fakt lidhet ngushtësisht me transferimin e Zllatan Ibrahimoviç, i cili ka treguar se pavarësisht moshës 38-vjeçare, ende ka shumë për të dhënë në futbollin italian. Ndaj, Milani jo më kot kërkon ta mbajë sulmuesin suedez edhe për sezonin e ardhshëm. Palët kanë nisur bisedimet prej kohësh dhe duket se i kanë mbyllur pozitivisht.

Pritet që sulmuesi dhe Milani të deklarojnë marrëveshjen për ta shtyrë kontratën edhe për një vit tjetër. Ibra pritet të përfitojë pesë milionë euro, plus bonuset. Kështu, sot në mbrëmje, Zllatan nuk do të luajë ndeshjen e fundit me fanellën kuqezi. /VipSport.al/