sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Nuabueze do largohet nga Kategoria Superiore, e duan gjigantët nga Izraeli

Kirian Nuabueze është padyshim afrimi më i mirë i bërë nga një skuadër e Superiores këtë sezon. Sulmuesi amerikano-nigerian erdhi te Lacci pas një eksperience të dështuar te Drita e Gjilanit dhe u shndërrua në sulmuesin më të mirë të Kategorisë Superiore, duke rrëmbyer edhe këpucën e Artë të këtij sezoni (24 gola).

Kontrata e tij me klubin kurbinas ka përfunduar me mbylljen e këtij sezoni dhe mbajtja e tij në Kategorinë Superiore është një mision thuajse i pamundur sepse një sërë klubesh nga liga prestigjoze janë në kërkim të tij. Së fundmi mediet izraelite raportojnë se 27-vjeçari pritet të transferohet te Hapoel Ber Sheva.

Ky klub është një nga më prestigjozët gjatë viteve të fundit dhe së fundmi është fitues i Kupës së Izraelit, si dhe merr vazhdimisht pjesë në grupet e Europa League dhe kalon ture në Champions League. Nga skuadra do të largohet një nga sulmuesit kryesor të ekipit, Ben Sahar (13 gola) dhe Nuabueze është alternativa më e mirë e mundshme për të mbuluar hapësirat e lëna nga ky largim. /vipsport.al/