sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Një rinovim dhe tre largime titullarësh, nisin lëvizjet e Erzeni

Erzeni prej disa sezonesh mundohet të krijojë projekte ambicioze dhe pretendon të kthehet në elitën e futbollit tonë, por e ka patur të vështirë. Këtë sezon, ku difernecat pritet të jenë më të vogla, duke parë problemet e skuadrave të rëna (Luftëtari dhe Flamurtari), shijakasit do mundohen të sjellin emrat e duhur për të arritur qëllimin e investuar prej kohësh.

Drejtuesit shijakas fillimisht kanë nisur “të skanojnë” skuadrën në dispozicion, për të parë më pas repartet ku duhet ndërhyrë. Mbrojtësi Dikson Idakuo është rinovimi i parë. Nigeriani ka firmosur para disa ditësh shtyrjen e kontratës, duke konfirmuar qëndrimin e tij edhe për sezonin e ardhshëm te shijakasit.

Megjithatë, largimet janë më të shumta në numër. Mësohet se nga skuadra janë larguar tre titullarë, për të cilët klubi duhet të ndërhyjë shpejt për t’i zëvendësuar, duke parë edhe tregun e cunguar të kësaj kategorie. Orjan Xhemalaj, Xhynejt Çutra dhe Ermir Rezi kanë mbyllur bashkëpunimin e tyre me shijakasit dhe sezonin e ardhshëm do i shohim të veshin të tjera fanella. /vipsport.al/