sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Një ndeshje larg raundit të parë, Dritës i bien në short kundërshtarë të frikshëm

Mbrëmjen e djeshme Drita bëri një hap përpara në eliminatoret e Champions League. Gjilanasit arritën të fiyojnë ndaj Inter d’Escalades të Andorrës me shifrat 2-1 dhe të sigurojnë një biletë në finalen e preliminatoreve, ku do të ndeshen me irlandezo-veriorët e Linfild.

Nëse Drita arrin ta kalojë këtë kundërshtar, ajo kualifikohet në raundin e parë kualifikues, ku ndodhet edhe Tirana. Ditën e djeshme janë zbuluar kundërshtarët e mundshëm të Tiranës, por edhe të gjilanasve, në rast e mundin në finale Linfild.

Short akoma më i vështirë se Tirana ai i Dritës, që mund të ndeshet me një nga Selltik (Skoci), Legia Varshava (Poloni) dhe Ferenvarosh (Hungari), ku së fundmi u tranfserua Myrto Uzuni. Skuadra shumë të forta për Dritën, e cila fillimisht duhet të mendojë të kalojë Linfild, megjithëse kundërshtari i tyre do të mësohet sot në orën 12:00. /vipsport.al/