sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Një natë për historinë, sulmuesi i përfaqësueses shqiptare debuton me Juventusin në Serinë A

Xhakomo Vrioni ka bërë më në fund realitet ëndrrën e tij. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare, i cili iu bashkua Juventusit në muajin janr për të luajtur me ekipin U23, sot ka arritur që të veshë fanellën e bardhezinjve duke debutuar me ta në Serinë A si pejsë e ekipit të parë.

Djaloshi ka përfituar nga mungesa e shumë titullarëve të zakonshëm të skuadrës juventine, të lënë pushim duke menduar për ndeshjen e Ligës së Kampioneve të javës së ardhshme. Për të ishte hera e gjashtë që grumbullohej nga trajenri Mauricio Sarri por këtë radhë ishte hera e duhur që të shënonte edhe ai emrin mes profesionistëve të Serisë A.

Kur mbeteshin 11 minuta nga fundi i ndeshjes dhe me rezultatin 3-1 për Romën, Sarri mendoi të ulte në stol Higuain, duke i dhënë mundësinë Vrionit të debutonte duke u aktivizuar në vend të sulmuesit argjentinas. Pak minuta, por të rëndësishme për karrierën e re të djaloshit shqiptar, i cili e sheh këtë si një eksperincë të rëndësishme për vijimësinë e tij si pjesë e Juventusit edhe në të ardhmen. /vipsport.al/

more recommended stories