sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Një “leksion” për Eros Grezdën, Galiani paguan 4,5 milonë euro për “binjakun” e tij te Osijek

Eros Grezda ndoshta duhet të ndalet dhe të shohë se çfarë ka bërë e po vazhdon të bëjë gabim në karrierën e tij. Sulmuesi po çon dëm talentin që ka dhe fakti që është më tepër protagonist i lajmeve rozë se atyre sportive, flet vetë. Ndërkohë, të tjerët që përqendrohen në fushën e lojës në këtë pikë të karrierës, bëjnë përpara, siç e tregoon më së miri rasti i Mirko Mariç, i transferuar sot në kampionatin italian.

Mariç dhe Grezda kanë qenë përkrah njeri-tjetrit në etapa të rëndësishme të karrierës, fillimisht te Lokomotiva Zagreb e më pas te Osijek. Dukej se lojtari shqiptar ishte një hap para, siç e tregoi edhe transferimi te Rejnxhërs. Por nga ai moment, Grezda filloi të shquhej për atë që bënte jashtë fushës së lojës, ndërsa Mariç i përqendruar në katërkëndorin e blertë ra në sy të emrave të njohur si Dinamo Kiev.

Klubi kroat refuzoi një ofertë nga ukrainasit për shitjen e tij, por ajo që u erdhi nga Adriano Galiani siste e parefuzueshme pasi bëhej fjalë për bashkëpunimin me një nga emrat më të njohur të futbollit botëror. Ky i fundit ka paguar 4,5 milionë euro në arkat e Osijek, duke e bërë nga sot Mariç blerjen më të shtrenjtë të Monzës dhe emrin kryesor të projektit të ri që ka si qëllim ngjitjen në Serinë A. Një “leksion” për Grezdën, për të cilin duket se futbolli ka kaluar në plan të dytë kohët e fundit. /vipsport.al/