sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Një javë më shumë për klubet italiane, Seria A vendos datën e fillimit të sezonit të ri

Liga e Futbollit në Itali ka vendosur që Seria A të fillojë pak më vonë se sa janë planifikuar kampionatet kryesore në Europë. Thuajse të gjitha kampionatet kryesore në kontinent do të nisin më datë 12 apo 13 shtator, por italianët e kanë pare të arsyeshme që data e rifillimit të aktivitetit kryesor në vend të jetë 19 shtatori. Vendimi është marrë në këshillin e Ligës së Futbollit që ka spostuar me një javë atë që ishte caktuar fillimisht si datën e mundshme nisjen e aktivitetit.

Ndryshimi i kësaj date dhe ngjeshja e padiskutueshme e aktivitetit, do të ngushtojë edhe pushimin gjatë dimrit. Ndaj pjesa e parë e kampionatit do të mbyllet me 23 dhjetor, ndërsa aktiviteti do të kthehet përsëri më datë 3 janar.

Do të ketë shumë ndeshje që do të luhen në mesjava, për të mundësuar që kampionati të mbyllet brenda afatit, më 23 maj, për t’i lënë kohën e duhur kombëtares që të përgatitet për pjesëmarrjen në Europian.

Pjesa më e madhe e klubeve kishin kërkuar që kampionati të niste më 19 shtator, ndërsa Juventusi, Lacio, Milani dhe Atalanta kërkonin datën 12 shtator, pa arritur të bindin pjesën tjetër të ekipeve. /vipsport.al/