sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Nexhipi tregon futbollistin për të cilin ka rezerva: Nuk u shpallëm kampionë se nuk luajmë në Kukës

Drejtori sportiv i Kukësit, Nderim Nexhipi është shprehur se duke ditur cilësitë e Enis Gavazaj, aim und të bënte më shumë në këtë sezon. Në një intervistë për Top Channel, Nexhipi shton se e vetmja arsye pse verilindorët nuk u shpallën kampionë në këtë sezon, ishte sepse nuk luajtën në Kukës. Sa i përket trajnerit Skënder Gega, Nexhipi thotë se nuk ka shumë fjalë pasi opinion e njeh.

“Unë vitin e shkuar e konsiderova gjysmë të suksesshëm pasi morëm vendin e dytë dhe Kupën e Shqipërisë. Ndërsa këtë sezon që e mbyllëm pa trofe dhe unë vetë nuk e quaj dot të suksesshëm. Pasi edhe ekipi por edhe ambiciet e klubit janë që të fitojnë të paktën një trofe. Unë personalisht si drejtor i klubit si Nderim Nexhipi unë mendoj që e vetmja arsye që ne nuk u shpallëm kampion këtë vit është mos lozja në Kukës, asgjë tjetër”.

Largimet që ndjen keqardhje- “Padyshim që ikja e Shkurtajt dhe Abazaj, është një gjë që na duhet ta kompensojmë, pasi po na ikin dy lojtar kyç të ekipit”.

Lojtari që ka më tepër rezerva- “Të them të drejtën unë di se çfarë kualiteti ka Gavazaj. Ai nuk është që ka bërë një sezon shumë të mirë me ne sepse të gjithë e dinë potencialin që ka ai”.

Trajneri Skënder Gega- “Për trajnerin Gega nuk kemi se çfarë të themi më shumë opinioni e njeh. Ekipin e fundit që ka drejtuar, Partizanin e shpalli kampion. Cdo trajner që kemi marrë kushtet mbeten të njëjtat që i përmend edhe presidenti shpesh. Të gjithë i dinë ambiciet e Kukësit dhe që çdo vit lufton për titullin. Të them të drejtën për momentin nuk kemi në listën tonë lojtarë as nga Partizani as nga Tirana”, u shpreh Nexhipi. /VipSport.al/