sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Nexhipi: Merkatoja jonë nuk është e bllokuar, në stadiumin e ri luajmë në nëntor

Gjatë prezantimit të trajnerit Skënder Gega në stadiumin “Air Albania” ishte i pranishëm edhe drejtori sportiv, Nderim Nexhipi. Ai foli për çështjen e bllokimit të merkatos ku u shpreh se ky lajm nuk është e vërtetë dhe çështja është në CAS, duke përgënjeshtruar lajmet e medieve gjatë ditëve të fundit.

“Ne si klub nuk e kemi merkaton të bllokuar. Ne si klub kemi vetëm një çështje për të zgjidhut me lojtarin Zderiç. Kur ka përfunduar sezonin me ne ai është larguar nga klubi pa leje dhe nga ky rast, duhet të themi se ka qenë lojtari ai që ka vendosur të lërë ekipin, edhe pse ka qenë nën kontratë.

Kemi pasur një çështje, që është çuar deri në UEFA. Merkato nuk është e bllokuar. Çështjen e kemi apeluar në CAS dhe deri tani nuk është dhënë asnjë vendim. Lajmet e shpërndara në medie janë të pavërteta dhe që nga sot jemi duke punuar në klubin tonë, duke parë sugjerimet e trajnerit.

Do përmirësojmë ekipin në repartet që dëshiron trajneri dhe do mundohemi të plotësojmë dëshirat e tij. Kam dy sezone këtu dhe e kemi mbyllur në vend të dytë. Presidenti ka bërë maksimumin. Jemi munduar të marrim lojtarët më të mirë. Nuk kemi pasur fat. Ka ndikuar shumë që nuk kemi luajtur në fushën tonë.

Të gjithë e dinë çfarë do të thotë të luash para tifozëve të tu. Shpresojmë që me Gegën ta rikthejmë titullin pas tre vitesh dhe të luajmë në shtëpinë tonë. Nëse i luajmë ndeshjet në Kukës, është gjë tjetër. Me ekipin që kishim dhe me atë që do kemi, normal do jemi pretendentë. Vjet shpalli Partizanin kampion. Shpresoj të marrim maksimumin dhe ta shfrytëzojmë eksperiencën e tij.

Po punohet shumë në stadium. Fillimi i kampionatit atje është i vështirë. Shpresoj në fillim të nëntorit apo tetorit të luajmë atje. Nuk i arritëm objektivat, por sezoni ka qenë i mirë. Të gjithë donin të merrnim një trofe. Tani duhet të zëvendësojmë lojtarët që na kanë ikur. Shpresojmë të sjellim lojtarë me kualitet.

Dështim, në thonjëza, nuk është se nuk kemi dalë kampion. Po afrohen kupat e Europës dhe do tentojmë të kalojmë sa më shumë ture. E dimë që të gjitha klubet kanë pasur probleme financiare. Kemi qenë korrekt me pagesat, çdo vit. Kemi afruar lojtarë cilësore. Normal ka vonesa ndonjëherë. Mos të harrojmë se edhe bizneset kanë pasur probleme. Sezonin e ardhshëm do bëjmë më të mirën në çdo aspekt”, u shpreh Nexhipi. /vipsport.al/