sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Në Turqi peshkojnë përsëri në Superiore, drejt transferimit futbollisti i Flamurtarit

Klubet turke vazhdojnë misionin e tyre të monitorimit të Kategorisë Superiore dhe kërkimit të lojtarëve me kosto të ulët. Menemenspor, klubi që ka bërë gati një listë të gjatë me futbollistë për të afruar në kategorinë e dytë turke, këtë radhë duket se ka gjetur një emër tjetër që mund t’i bëjë punë.

Sipas mediave pranë klubit, Ardit Hoxhaj është basti i radhës, i cili pritet t’i bashkohet në ditët në vijim në Turqi. Sulmuesi, i cili në vitin e fundit ka luajtur edhe mbrojtës në radhët e Flamurtarit, është pa kontratë dhe me projektin e ri të Flamurtarit që vonon të vihet në lëvizje, ai po shqyrton oferta,

Një e tillë i ka mbërritur nga Menemenspor dhe sipas burimeve në Turqi, ka një akord paraprak mes palëve, me Hoxhajn që do të udhëtojë shumë shpejt për t’iu bashkuar klubit turk në destinacionin e tij të ri. Hoxhaj ka luajtur më parë edhe për Bylisin, Korabin e Skënderbeun. /vipsport.al/