sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Në Maqedoni janë të bindur, Tirana transferon mbrojtësin e kombëtares fqinje

Ikja e Albi Dokës dhe dobësitë e treguara në mbrojtje te Tirana e këtij sezoni i dërgojnë drejtuesit bardheblu të përqëndrohen fillimisht në difensivë gjatë kësaj merkatoje. Ditën e djeshme bardheblutë siguruan shërbimet e mbrojtësit Ardit Toli, i cili erdhi nga futbolli grek.

Media maqedonase “Gol.mk” raporton se bardheblutë janë pranë një tjetër transferimi të bujshëm. Brenda pak ditësh pritet të zyrtarizohet afrimi i mbrojtësit Kristijan Toshevski. 26-vjeçari sezonin e fundit ishte pjesë e kampionëve maqedonas të Vardarit, por mësohet se ai nuk ka gjetur gjuhën e duhur me klubin për rinovimin dhe e ka mbyllur këtë eksperiencë pas një sezoni e gjysmë.

Toshevski tashmë ka gjetur akordin me një tjetër kampione, këtë herë të Shqipërisë, ku do të firmosë kontratë për dy vite, me opsionin e rinovimit edhe për një tjetër sezon me bardheblutë. Toshevski është pjesë e kombëtares së Maqedonisë së Veriut, ku ka zhvilluar tetë ndeshje dhe debutimin e regjistron në vitin 2017.

Vlera e tij në merkato sipas “Transfermarkt” është 500 mijë euro dhe vlerësohet si një nga lojtarët më të mirë të kampionatit maqedonas. Toshevski është një lojtar, i cili i mbulon të gjitha pozicionet e mbrojtjes dhe pritet të shihet sesi do të vendoset te bardheblutë, që këtë sezon kanë patur mangesira në qendër të mbrojtjes. /vipsport.al/