sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Në Kategorinë e Parë por jo me vlonjatët, Marcelo Troisi i jep lamtumirën Flamurtarit

Marcelo Troisi nuk është ma trajneri i Flamurtarit. Lajmi konfirmohet jo nga klubi vonjat, të cilin ai e drejtoi në muajt e fundit, por nga klubi i tij i ri, të cilit i është bashkuar për ta drejtuar në… Kategorinë e Parë.

Troisi mendohej se do të drejtonte projektin e ri të Flamurtarit në Kategorinë e Parë, por me sa duket ka vendosur që të mos qëndrojë në Vlorë. Ai ka pranuar ofertën e Turbinës, duke u ulur në stolin e kësaj skuadre, siç e konfirmoi klubi cërrikas me një postim në rrjetet sociale.

“Turbina ditën e djeshme i ka dhënë dorën dhe ka falënderuar trajnerin Vladimir Gjonaj që ishte pjesë e jona fazën e fundit të kampionatit duke i uruar suksese në vazhdimësi! Menjëherë pas largimit të Gjonajt, Turbina zyrtarizon trajnerin e ri, i cili është braziliani Marcelo Troisi! Troisi sezonin e shkuar drejtoi skuadrën e Flamurtarit!”, shruhej në njoftimin e Turbinës.

Tashmë pritet të mësohet se kush do të jetë ai që do të drejtojë Flamurtarin në sezonin e ri, ku vlonjatët do të synojnë të rikthehen sa më shpejt në elitën e futbollit shqiptar. /vipsport.al/