sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Në Itali presin ndihmë nga Tare, duhet të bindë mbrojtësin e përfaqësueses të zbresë në Serinë B

Salernitana nuk heq dorë nga Kastriot Dermaku. Edhe pse mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare ka gjetur akordin për të firmosur zgjatjen e kontratës deri në vitin 2023 me skuadrën e Parmës, në klubin e Serisë B duan me çdo kusht gjigandin e prapavijës.

Dermaku tregoi se është një futbollist i denjë për Serinë A dhe nuk është rastësi që sapo u mbyll sezoni, Parma dhe futbollisti gjetën akordin për zgjatjen e marrëveshjes ekzistuese duke përmirësuar edhe parametrat e tij financiarë. Por te Salernitana e shohin atë si përforcimin e duhur për edicionin e ardhshëm ku kërkohet ngjitja në Serinë A dhe drjtuesit e klubit po bëjnë të pamundurën që të sigurojën futbollistin.

Natyrshëm që ky i fundit nuk është i bindur që të kthehet në Serinë B dhe nuk ka arsye për ta bërë një gjë të tillë për sa koë që te Parma herë pas here i garantohet hapësirë. Por portalet italiane pranë Salernitanës theksojnë se po diskutohet ideja e një oferte të rëndësishme financiare për mbrojtësin, ndërsa presin ndihmë nga Lacio, klubi i cili është në pronësi të Klaudio Lotitos, ashtu si klubi i Serisë B. Ndihma është një shtysë nga Igli Tare, bashkëkombësi i Dermakut, i cili mund ta bindë duke i ofruar mundësinë që në të ardhmen të veshë fanellën bardhekaltër. Një hipotezë në dukje e pamundur, por në një vit të çuditshëm si ky aktual ku merkato nuk lëviz me dinamikat e zakonshme, gjithçka mund të ndodhë. /vipsport.al/