sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Ndihmoi Bazelin për të arritur çerekfinalen, vlerësimi dhe statistikat e Xhakës ndaj Ajntraht

Bazel mbrëmjen e djeshme arriti të mundë për herë të dytë (0-3, 1-0) Ajntraht Frankfurt dhe të marrë me meritë të plotë një biletë në çerekfinalet e Europa League. Titullar si zakonisht në këtë ndeshje ishte Taulant Xhaka. Mesfushori u aktivizua në 87 minuta në këtë ndeshje dhe zhvilloi një paraqitje mesatare për nivelin e tij.

Skuadra gjermane e mbajti më shumë topin dhe u mundua të sulmonte për të arritur të zerojë avantazhin e vendasve. Xhakës nuk i mbeti gjë tjetër, veçse të punonte të shkatërronte idetë e kundërshtarit dhe e bëri mjaft mirë. Gazeta “Blick”, më e njohura në Zvicër ka bërë vlerësimet e saj në këtë ndeshje dhe mesfushorin e kombëtares sonë e ka vlerësuar me notën 5.

“Taulant Xhaka, nota 5. Paraqitje e fortë territoriale. Bëri të tijën mesfushën dhe nuk i la hapësirë Rode dhe Kohr. Udhëheqës në fushë. Një shef”, shkruan e përditshmja zvicerane. Ndërkohë mediet paralajmërojnë se këto janë ndeshjet e fundit të Xhakës në Zvicër, pasi mesfushori flitet për një kalim në Turqi. /vipsport.al/

Statistikat e Xhakës në Bazel-Ajntraht (1-0):

Minuta 87
Prekje topi 29
Saktësia në pasime 16 (80%)
Goditje të bllokuara 1
Duele në tokë 2(2)
Duele në ajër 3(2)
Humbje topi 5
Spastrime në zonë 1
Vjedhje topi 1
Ndërhyrje 1

more recommended stories