sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Ndeshja përmbyllëse e sezonit/ Tirana për trofeun e dytë sezonal, por edhe Teuta ka një vit special

Ndonëse Kategoria Superiore është mbyllur prej ditës së mërkurë, ka ende një ndeshje për t’u zhvilluar që sezoni futbollistik i këtij viti të konsiderohet i përfunduar. Ajo është finalja e Kupës së Shqipërisë, mes Tiranës dhe Teutës. Bardheblutë kërkojnë ta bëjnë edhe më ekzaltues sezonin pas triumfit në kampionat, ku për herë të 25 u shpallën kampionë të Shqipërisë.

100-vjetori, ashtu si edhe në Superiore, do të jetë një shtysë e madhe për të marrë në shtëpi dy titujt më të rëndësishëm. Por, nga ana tjetër, edhe Teuta ka një 100-vjetor që kërkon ta festojë me një titull si dhuratë për qytetin.

Durrsakët në këtë sezon kanë treguar se mund ta mposhtin Tiranën, teksa në takimin e fundit mes tyre ishin pikërisht “Djemtë e Detit”, ata që fituan 1-0. Megjithatë, finalet janë një tjetër histori dhe kanë një luftë të lartë sportive. Sakaq, takimi do të zhvillohet në orën 20:00 në stadiumin Air Albania, me shumë mundësi të boshatisur. Ditën e djeshme, FSHF bëri një kërkesë për të lejuar një numër të limituar tifozësh, mirëpo nuk ka pasur përgjigje.

Ndeshja:

20:00 Tirana-Teuta

more recommended stories