sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Napoli tenton një tjetër goditje në merkato, takon menaxherin e Milot Rashicës

Napoli është mjaft aktive në merkato teksa pak ditë më parë zyrtarizoi një goditje të bujshme si ajo e Viktor Osimhen nga Lila për shumën e 70 milionë eurove, plus 10 milionë të tjera në formën e bonuseve.

Mirëpo, të kaltrit nuk ndalen me kaq dhe do të tentojnë sërish futbollistë për të shtuar kualitetin e grupit aktual. Kështu, në fokusin e napoletanëve është edhe Milot Rashica. Sulmuesi i Kosovës duket shumë pranë Lajpcig, mirëpo zyrtarizimi po mungon, ndaj në këtë mes ka menduar të futet Napoli.

Ka qenë drejtori Xhuntoli, i cili ka takuar menaxherin e futbollistit të Verder Bremen dhe për t’u njohur mbi situatën më të fundit të sulmuesit. Tashmë, mbetet për t’u parë nëse ndërhyrja e Napolit, mund të ndryshojë destinacionin e Rashicës që dukej sikur po shkonte i sigurt drejt Lajpcigut. /VipSport.al/

more recommended stories