sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Nagelsman, një trajner i destinuar për t’u bërë i madh. Por në Itali nuk do lejohej të ulej në pankinë

Julian Nagelsman është trajneri i cili tashmë po tërheq vëmendjen në të gjithë botën pasi ka kthyer Lajpcigun në një superfuqi në futbollin europian, ndërsa është vënë në kërkim të fronit edhe në Gjermani duke synuar që të rivalizojë së shpejti me Bajernin. Nuk është rastësi që trajneri 33-vjeçar ka qenë një nga emrat e përfour për pankinën e Bajern Mynih e Real Madrid, duke zhvilluar bisedime konkrete me dy klubet e duke arritur deri aty sa të refuzonte madrilenët.

Në Itali ndërkohë kujtojnë se me moshën e tij të re, do ta kishte pasur të pamundur që të drejtonte në elitën e futbollit italian deri në shtator 2020. Deri në fillimin e sezonit të kaluar, më 1 korrik. Nagelsman nuk do të kishte qenë brenda moshës së caktuar në Itali për të marrë licencën UEFA Pro. Çdo shtetas italian që regjistrohet në kursin e Koverçanos duhet të jetë minimalisht 32-vjeç për të nisur testimin për UEFA Pro që do t’i jepte mundësinë të drejtonte në elitë.  Ndaj për këtë arsye, Nagelsman do të kishte qenë i detyruar që të qëndronte si asistent të paktën një vit, para se të merrte drejtimin e një klubi italian me kalimin e pragut të detyrueshëm të moshës.

Sigurisht edhe në Itali tani duhet të fillojnë të mendohen për të ndryshuar këto rregulla, duke parë se si djaloshi i talentuar u ul pa asnjë lloj eksperience madhore në pankinën e Hofenhajm dhe pasi i siguroi mbijetesën dy sezone radhazi, vazhdoi mrekullitë e tij duke  çuar dy herë radhazi në Ligën e Kampioneve. Seri që e kurorëzoi edhe me Lajpcigun, por me ndryshimin e madh se me këtë të fundit nuk është ndalur ende dhe kërkon më shumë se thjesht pjesëmarrjen dinjitoze. /vipsport.al/