sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Muriqi drejt transferimit te Lacio, Teutës e Besës i bien para nga “qielli”

Vedat Muriqi është ndoshta lojtari më i suksesshëm që ka luajtur në Kategorinë Superiore gjatë dekadave të fundit. Sulmuesi i kombëtares së Kosovës në fillimet la Prizrenin për të kaluar te Teuta. Durrsakët e huazuan për një vit te Besa për ta sjellë sërish në Durrës dhe më pas e lanë të lirë për të kaluar në Turqi.

Muriqi nuk arriti të lërë shenjë në vendin tonë, duke mos arritur të ambientohet, por do i sjellë të ardhura të mëdha durrsakevë dhe kavajasve. Muriqi është shumë pranë kalimit nga Fenerbahçe te Lacio për shumën e 18 milionë eurove. FIFA parashikon se një pjesë e të ardhurave duhet të shkojnë në xhepat e skuadrave ku lojtari është rritur deri në moshën 23 vjeç.

Kështu, Teuta do të përfitojë plot 270 mijë euro nga transferimi i Muriqit, ndërsa Besa 90 mijë. Para nga “qielli” për dy klubet, që marrin një dorë të mirë në këtë kohë krize, por edhe merkatoje. Ndërkohë, nuk dihet nëse Liria e Prizrenit, që e ka rritur që fëmijë do të përfitojë nga shitja e Muriqit. /vipsport.al/

more recommended stories