sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Mes Europës me Laçin dhe ofertës turke, Nuabueze ka një akord për të ardhmen

Kirian Nuabueze duket se po kalon ditët e tij të fundit si një futbollist i skuadrës së Laçit. Sulmuesi më i mirë i Kategorisë Superiore në sezonin e fundit, po bëhet gati t’i japë lamtumirën kampionatit, ashtu siç kanë bërë paraardhësit e tij në vitet e fundit sapo kanë marrë “Këpucën e Artë” në vendin tonë.

Nuabueze ka rënë në sy të klubeve të huaja me shumë të tilla nga Turqia që kanë shfaqur interes. Ai që e kërkon më me ngulm është Menemenspor I cili që me zbulimin e Selmanit, nuk ia heq sytë Superiroes për “okazione”. SIpas mediave turke, ka akord mes palëve për një transferim të mundshëm të lojtarit te klubi i kategorisë së dytë.

Tani mbetet të mësohet nëse Nuabueze do të vazhdojë me Laçin të paktën deri në fund të gushtit, kur luhet ndeshja e turit të parë të Ligës së Europës, apo nëse do të udhëtojë që tani drejt Turqisë për t’iu bashkuar skuadrës së re me të cilën ëndërron që të hedhë hapin e radhës në karrierë. Një lëvizje që do të krijonte një mungesë të rëndësishme në radhët e Laçit, nga i cili është larguar në ditët e fundit edhe Bedri Greca. /vipsport.al/