sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Merr fund pritja e të kuqve, nesër Partizani prezanton trajnerin e ri

Partizani i ri nis rrugëtimin e tij ditën e nesërme. Klubi i kuq do të prezantojë gjatë paradites trajnerin e ri për të nisur punën për edicionin në Kategorinë Superiore. Pas zhgënjimit të vitit të fundit, nuk do të jetë më një projekt me të huaj, por një projekt tërësisht shqiptar me një trajner që ka pasur sukses në vendin tonë, rro edhe në arenën ndërkombëtare.

Nesër paradite, klub i kuq do të prezantojë Ilir Dajën si teknikun e ri të kryeqytetasve, një zgjedhje e drejtuesve që shpreojnë të ndërtojnë një skuadër pretendente e që dhuron futboll, me synimin për të nisur një cikël fitues siç ndërtoi trajneri me Skënderbeun në Korçë.

Daja u nda vetëm një ditë më pare nga Skënderbeu, ndërsa ka gjetur akordin me kryeqytetasit për të vijuar punën e tij në drejtimin e tyre. Pritet që në konferencën e prezantimit në orën 11, të parashtrohet edhe plani i Partizanit për merkaton, pasi klubi duhet të zëvendësojë emra të rëndësishëm që largohen nga radhët e tij, si dhe të sqarojë çështjen e rinovimit të atyre që janë në fund të kontratës. Njëkohësisht, priten të reja edhe në frontin e gjyqit në KAS, për të kthyer vendimn e bllokimit të merkatos nga FIFA ./vipsport.al/

more recommended stories