sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Merkato dhe të arkëtuar deri në 1 milionë Euro, Skënderbeu model në Superiore

 Skënderbeu vijon të mbetet klubi model në Shqipëri sa i takon organizimit dhe administrimit të lojtarëve. Korçarët që janë në udhëkryq dhe peng i vendimit të Gjykatës Federale zvicerane, pritet të finalizojnë shitjen e dy lojtarëve për shifrën e 800 mijë eurove, e cila mund të shkojë deri në 1 milionë euro.

Janë tre xhevahirë të korrcarëve mjaft të kërkuar dhe që duket se do të shiten këtë verë, madje është shumë afër transferimi i tyre në liga të njohura elitare në Europë…

Agon Elezi do të kalojë te Boavista në Premier Ligën Portugeze për shifrën e 500 mijë eurove, ndërsa është gjetur dhe marrëveshja, me korçarët që mbajnë 10 përqind të kartonit të lojtarit. Nga ana tjetër edhe mbrojtësi Jorgo Pëllumbi ka kërkesë të shtuar nga Sturm Graz në Austri, ndërsa mësohet se për të Skënderbeu kërkon 300 mijë euro.

800 mijë euro në total për dy talentet e bardhekuqve, që do i jepnin frymëmarrje klubit juglindor, që vijon me traditën e shitjes së lojtarëve dhe arkëtimit të shumave të konsiderueshme. Por edhe Nazmi Gripshi, për të cilin ka mjaft interes dhe arkëtimi i Skënderbeut do të jetë nëshumën e 1 milionë eurove.

Jo pak për një klub në Shqipëri që mbetet një shembull se si menaxhon lojtarët por edhe mbahet në nivele pretendente, ndërsa në Korçë shpresojnë edhe në një vendim pozitiv…

E.Saliu/Vipsport.al/