sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Menaxheri i Ngo: Deri sot ishte pjesë e Tiranës, klubi nuk i ka bërë ofertë

Majlkëll Ngo nuk është pranë firmës me Tiranën për rinovimin e marrëveshjes, siç shpresonin në klubin bardheblu. Edhe pse sulmuesi është një prej armëve më të forta të bardhebluve, mes palëve nuk ka një akord për firmën, siç ka zbuluar në “Ora Neës” menaxheri i tij, Mario Cenolli.

Ai ka treguar se tashmë kontrata e Ngo kishte mbaruar me finale e Kupës dhe nesër do të kishte bisedime me presidentin Halili për të nisur negociatat për një firmë të mundshme.

“Ishte një ndeshje e luftuar nga të dyja ekipet, por në fund fitoi më i miri. Në ndeshjet e kampionatit, Tirana ka pasur gjithmonë probleme ndaj Teutës por durrsakët këtë mbrëmje ishin më të vendosur.

Ngo deri sot ishte lojtar i Tiranës. Nesër ai do të ulet me presidentin e Tiranës dhe të bisedojë për të ardhmen. Kritika sot ishte vetëm për një rast që pati, ai duhet ta shënonte të hapte lojën. Unë shoh interest e lojtarit, ishte ekipi që duhet të bënte një ofertë por ata nuk e bënë. Mbase po prisnin ndeshjen e Kupës.

Unë kam pasur interesime nga kampionate të ndryshme por nuk kam diçka konkrete. Lojtari ka nevojë për pushime tashmë dhe javës tjetër do ta mësojmë nëse ai do të qëndrojë tek Tirana apo do të lëvizë”, deklaroi Cenolli. /vipsport.al/

more recommended stories