sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Menaxheri i Hysajt përmbys përsëri situatën: Të gjithë te Napoli duan që të qëndrojë

Tjetër përmbysje situate në telenovelën Hysaj. Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare të futbollit dukej se në ditët e ardhshme do t’i jepte lamtumirën Napolit që nuk mendonte rinovimn e tij. Por tashmë menaxheri i tij, Mario Xhiufredi, pasi ka siguruar firmat te Napoli të mbrojtësve të krahut, Di Lorenco dhe Mario Rui, insiston se edhe shqiptari mund të qëndrojë në radhët e këtij klubi.

“Të gjithë dëshirojnë që ai të qëndroje: Gatuzo, Xhiuntoli dhe De Laurentis. Kjo do të jetë biseda e radhës që do të diskutojmë me klubin për të kuptuar cilën rrugë të ndërmarrim dhe të kuptojmë nëse do t’i besojnë Elseidit apo do të shohin për ndonjë mbrojtës tjetër krahu”, tha ai.

Fjalë që nuk e mbyllin diskutimin e largimit, por lënë të kuptohet se mes palëve është kthyer edhe një herë dashuria e vjetër e periudhës kur Hysaj vlerësohej si një prej mbrojtësve më të mirë në Serinë A dhe Napoli refuzonte 50 milionë euro për kartonin e tij. Telenovela vazhdon… /vipsport.al/

more recommended stories