sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Martini: Iu luta Zotit të mos e ndihmonte Egbonë, çunat më dhanë kurajo

Edi Martini nuk e ndërtoi vetë Teutën e këtij sezoni, por arriti ta shndërrojë në një ekip siç e donte ai. Sot durrsakët fituan Kupën e Shqipërisë ndaj Tiranës, në një ndeshje, që u ndal në shifrat 2-0 për durrsakët. Pas ndeshjes për “Super Sport” Martini nuk e kurseu gëzimin, por as batutat.

“Kjo është pjesë e mundimeve që kemi hequr gjatë kohës, djemtë kanë bërë një sakrificë të jashtëzakonshme dhe unë mendoj se na e shpërbëleu Zoti, djemve dhe qytetit të Durrësit. Kemi djem të rinj dhe duhet të flasim. T’u japim zemër. Ishte një fitore krejtësisht e merituar. Kisha frikë dhe i thoja Zotit mos e dëgjo Egbonë.

Më jepnin çunat kurajo kur unë dukesha pesimist, kur ishin ata, u jepja unë kurajo. Ishim një ansambël që ndihmuam njëri-tjetrin dhe arritëm në këtë pikë. Nuk e njihja ekipin në fillim. Gjatë pandemisë u lidhëm më shumë, e kam thënë që nisëm ta shohim njëri-tjetrin në sy.

Nga atëherë kam pasur besim absolut te skuadra”, shtoi trajneri i Teutës. Kallaku është larguar nga ekipi dhe lë shumë boshllëk. Duhet të bëjmë afrime cilësore, 3-4. Nëse ndodh, atëherë mund të konkurrojmë me skuadrat e tjera që po bëjnë afrime”, u shpreh Martini. /vipsport.al/